Video

Prag tragjedie e reja tenton të hidhet në Bunë me 4 fëmijët

E reja ishte e divorcuar prej disa kohësh dhe jetonte me prindërit e saj pas ndarjes nga bashkëshorti, por gjendja e saj psikologjike ishte e rënduar.

F.m
Prag tragjedie e reja tenton të hidhet në Bunë me 4
Foto Ilustruese

SHKODËR- Rasti i Alma Arrazit rrezikoi që të përsëritej sërish në Shkodër, kur një 27-vjeçare ka marrë 4 fëmijët e saj të mitur dhe ka tentuar që të hidhej në lumin Buna. Fatmirësisht, skenari i saj nuk u finalizua, pasi u pikas nga disa prej efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët po patrullonin në zonë dhe i shpëtuan jetën. Të gjithë fëmijët e të resë ishin të mitur, të gjithë të moshës: 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. E reja ishte e divorcuar prej disa kohësh dhe jetonte me prindërit e saj pas ndarjes nga bashkëshorti, por gjendja e saj psikologjike ishte e rënduar.

Poll

MOS HUMB