Video

DALIN LISTAT E VIKTIMAVE të MCA-së

Kur MCA i kontaktoi qytetarët, vlera që ata paguan ishte më e lartë sesa kredia fillestare që ata morën në shifra minimalisht dyfish nga vlera e parë.

F.m
DALIN LISTAT E VIKTIMAVE të MCA-së
MCA

TIRANË- Lista me emrat e qytetarëve që janë financuar nga institucionet mikrofinanciare, kredi të cilat janë shitur tek Micro Credit Albania ka nisur të publikohet në media. Prapaskena ka publikuar dokumentet me emrat e qytetarëve që kanë marrë kredi në kulmin e pandemisë së Covid-19, ndryshe nga çfarë ka pretenduar Banka e Shqipërisë, kur shprehet se kreditë e këqija datojnë në vitin 2015. Lista me 396 viktima të skemës janë shitur për 72 mijë euro, pra me 12 % të vlerës totale. Por jo e njëjta gjë ka ndodhur me mbledhjen e vlerës. Kur MCA i kontaktoi qytetarët, vlera që ata paguan ishte më e lartë sesa kredia fillestare që ata morën në shifra minimalisht dyfish nga vlera e parë. Disa qytetarë që janë pjesë e listës, të kontaktuar nga Prapaskena treguan se kishin paguar më shumë se gjysmën e kredisë, por nuk kishin mundur të dalin më nga shtëpia në vitin 2020 për të shlyer detyrimin. Atyre u janë bllokuar pronat pa e ditur as se nga kush.

Poll

MOS HUMB