
GJERMANI- Franziska Giffey, senatorja dhe ish-kryetarja e Bashkisë së Berlinit, u lëndua pasi një burrë e goditi me një send të fortë në kokë. Giffey, ministrja lokale për ekonominë dhe anëtare e SocialDemokratëve (SPD), u godit në kokë dhe qafë me një çantë që brenda kishte një send të fortë nga një person që e hasi në rrugë.
"Deutche Welle" ka nxjerrë edhe videon e sulmit.
VIDEO NGA MOMENTI:
Ajo shkoi në spital, por fatmirësisht sulmi nuk ishte i rëndë. Sulmi vjen në një kohë kur ka një rritje sulmesh kundër politikanëve. Aktualisht, 4 adoleshentë gjermanë po hetohen për një sulm të dhunshëm ndaj Matthias Ecke , një anëtar i Parlamentit Evropian nga SocialDemokratët, por ndryshe nga Giffey, ai pësoi lëndime më të rënda./ZËRI