
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar fotografitë e grupit kriminal, i cili shihet i armatosur dhe i pajisur me një autoblindë duke lëvizur në fshatin Banjskë të Zveçanit. Sipas të dhënave që ka bërë me dije kreu i shtetit të Kosovës, grupi ka më shumë se 30 persona, por ende nuk dihen as identitetet e tyre dhe as nacionalitetet. Deri më tani flitet për serbë dhe rusë, madje anëtarë të grupit ëanger, por ende asnjë nuk është e konfirmuar.
Nga të shtënat me armë zjarri mes këtij grupi dhe forcave policore, një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur.
Po raportohet se përplasja me armë ende vazhdon.../Zëri.ai
PAMJET NGA ZVEÇANI: