Video

Momenti kur Ukraina sulmon flotën ruse

D.XH

Momenti kur Ukraina sulmon flotën ruse

KIEV- Ukraina ka kryer një sulm raketor në selinë e flotës ruse në Detin e Zi, në qytetin e Sevastopol.

Si pasojë e këtij sulmi, një person mësohet se është zhdukur. Në rrjet kanë qarkullur video të shumta nga sulmi.

Në pamje shihet sesi bombardohet selia. Video është verifikuar edhe nga ana e gjigandit mediatik, BBC.

Burimet thonë se sulmi u krye me raketa Storm Shadow, me të cilat Kievi u furnizua nga Britania e Madhe dhe Franca.

Kujtojmë se Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014./Zëri.ai/

 

 

Poll

MOS HUMB