Video

Donald Trump 'qeras' mbështetësit e tij me pizza në lokal

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, në këtë festë, firmosi edhe bluzën e një gruaje

D.XH
Donald Trump 'qeras' mbështetësit e tij me pizza në
Donald Trump me pizza

SHBA - Ish-presidenti amerikan dhe kandidati aktual republikan publikoi një pamje me mbështetësit në një lokal në Ioua.

Donald Trump përshëndeti mbështetësit, që e duartrokitën, ndërsa ka shpërndarë dhe pizza falas.

Trump u entuziazmua së tepërmi dhe arriti t’i firmosë edhe bluzën një gruaje.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë po shpërndante pizza, kur me dhjetëra e qindra mbështetës e filmonin atë me celularët e tyre. Mbështetësit thërrisnin në kor “Krenar që jam amerikan”.

Donald Trump kryeson ndjeshëm garën në raport me kandidatët e tjerë republikanë për të qenë president i Amerikës, teksa ka pas vetes 46 përqind të mbështetësve.

Sondazhi tregoi se guvernatori i Floridës Ron DeSantis ishte në vendin e dytë me 15% dhe ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley e treta me 11%./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB