Video

Tentuan korruptimin e policëve, pranga 6 shoferëve

“Po këto pse i fute?”, tentuan korruptimin e policëve, 6 shoferë në pranga në Tiranë

E.K
Tentuan korruptimin e policëve, pranga 6 shoferëve
Shoferi tenton te korruptoje policin

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, konkretisht shtetasit I. H., 53 vjeç, K. GJ., 49 vjeç, T. D., 61 vjeç, K. C., 27 vjeç, E. J., 27 vjeç dhe M. K., 53 vjeç

“Këta drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e Policisë dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash.

Lufta ndaj këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, kundër shkelësve dhe atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policise”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që në video efektivët e policisë dëgjohen duke iu thënë shoferëve: Po këto pse i fute, a e di që është vepër penale?


/ZËRI

Poll

MOS HUMB