
TIRANË- Amy dhe Ano janë binjake, duken si dy pika uji, por për shumë vite asnjëra nuk e dintë për tjetrën që ekzistonte. Menjëherë pas lindjes ato u morën nga nëna e tyre dhe u shitën në familje të ndryshme. Por shumë vite më vonë, e zbuluan njëra-tjetrën rastësisht falë një shfaqjeje talentesh televizive dhe një videoje të TikTok. Amy Khvitia ishte në shtëpinë e kumbarës së saj pranë Detit të Zi duke parë programin e saj të preferuar televiziv, 'Georgia's Got Talent'.
Aty pa një vajzë që kërcente, e cila dukej identik si ajo. Shtatë vite më vonë, në nëntor 2021, Amy postoi një video në TikTok ku shfaqet me flokë blu duke shpuar vetullat. Ano u përpoq të gjente në internet vajzën me vetull të shpuar, por nuk e gjeti dot. Ajo e shpërndau videon në një grup në WhatsApp për të parë nëse dikush mund të ndihmonte. Dikush që e njihte Amy-n e pa mesazhin dhe i lidhi në Facebook. Amy e kuptoi menjëherë se Ano ishte vajza që kishte parë gjithë ato vite më parë.
Ato vendosën të bisedojnë me familjet e tyre dhe për herë të parë mësuan të vërtetën. Asnjë nga familjet birësuese nuk e dinte që vajzat ishin binjake dhe pavarësisht se kishin paguar shumë para për të birësuar vajzat e tyre, thanë se nuk e kishin kuptuar asnjëherë se ishte e paligjshme. Vajzat vazhduan edhe më tej derisa gjetën motrën e tyre të tretë që kishte ardhur në jetë para tyre dhe që jetonte me nënën e tyre biologjike, Aza, në Gjermani./ZËRI