Video

Arrestohet një nga "Top 10" më të kërkuarit

50-vjeçari është vendosur në pranga në Korenë e Jugut, atje ku edhe kishte zgjedhur që të fshihej nga krimet që ka kryer në Shqipëri.

F.m
Arrestohet një nga "Top 10" më të kërkuarit
Foto ilustruese

TIRANË- Ervin Shahini ishte shpallur në kërkim prej 26 vitesh, por shumë shpejt do të rikthehet në Shqipëri për të vuajtur dënimin me burg të përjetshëm. 50-vjeçari është vendosur në pranga në Korenë e Jugut, atje ku edhe kishte zgjedhur që të fshihej nga krimet që ka kryer në Shqipëri.

Ai u përfshi në disa ngjarje kriminale në vendin tonë në vitin 1997, pasi faturonte taksitë me qëllim grabitjen e shoferëve. Një natë vrau njërin prej tyre dhe plagosi disa të tjerë. Ervin Shahini u dënua me burg përjetë në mungesë dhe u largua nga Shqipëria duke përdorur një identitet të rremë./ZËRI

Poll

MOS HUMB