
TIRANË- Harry Styles po kritikohet në mënyrë masive në rrjet për faktin që ka lënë bakshish vetëm 5 dollarë. Një përdorues i TikTok pretendon se fatura për një vakt i kishte kushtuar 70 dollarë dhe Styles dha bakshish vetëm 5 dollarë. Videoja në TikTok ka grumbulluar 1.1 milion shikime dhe komentet janë të panumërta.
Sidoqoftë, fansat e kanë mbrojtur këngëtarin e Harry Styles nga akuzat se është treguar koprrac. Shumë komentues shkruanin se Harry nuk e kuptonte kulturën e bakshishit sepse është britanik. Ndërsa të tjerë shpreheshin se Styles ka lënë bakshishe të majme në të kaluarën. Kjo përfshin kohën kur ai dyshohet se la një bakshish prej 2020 dollarësh, për të festuar vitin 2020 dhe një rast tjetër ku ai la 1000 dollarë si bakshish./ZËRI