Video

Përplasja Ahmetaj-Rama në RAI3

Nga ana tjetër, kryeministri Rama, në një intervistë për të njëjtin emision i hodhi poshtë këto akuza, teksa u shpreh se burimi i medias italiane, referuar Ahmetajt, ka probleme me drejtësinë.

F.m
Përplasja Ahmetaj-Rama në RAI3
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Pjesa e dytë e emisionit "Report" të Rai 3, ka pasur si "protagonist" ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve. Në atë që duket si një kamerë e fshehtë, e filmuar në një darkë me gazetarin Giorgio Mottola, Ahmetaj akuzon kryeministrin Edi Rama se mban lidhje me grupet mafioze të cilët i përdor për zgjedhje. Sipas Ahmetajt, ura ndërlidhëse mes kreut të qeverisë dhe grupeve kriminale është Ergys Agasi. Ish-numri dy i qeverisë tha gjithashtu se Rama ka pritur në zyrën e tij persona të inkriminuar, referuar Luftar Hysës, i cili është lakuar shumë herë për lidhjet me kartelin “Sinaloa”. Nga ana tjetër, kryeministri Rama, në një intervistë për të njëjtin emision i hodhi poshtë këto akuza, teksa u shpreh se burimi i medias italiane, referuar Ahmetajt, ka probleme me drejtësinë. Përsa i përket takimit me Luftar Hysën, Rama tha se e ka pritur njëherë në zyrën tij, pa e ditur se kush ishte.

Poll

MOS HUMB