Video

Metoda e re për të mposhtur pagjumësinë

Përveç bllokimit të dritës dhe disa tingujve të jashtëm, ka disa arsye pse ky truk është bërë viral.

k.m.
Metoda e re për të mposhtur pagjumësinë
Callie Galey

TIRANË- Nëse keni vështirësi të bini në gjumë, atëherë mund të shkoni deri në pikën që të provoni gjithçka për të pushuar pak. Deri më tani shumë e zakontë ka qenë aromaterapia, zhurmat e bardha, maska sysh, por tani "TikTok" ka gjetur zgjidhje tjetër që po bëhet virale. Zgjidhja, sipas influencerave, gjendet me një bluzë. Callie Galey, ka afro 2.5 milionë pëlqime dhe mbi 10,000 komente tek videoja e saj që mbulon thuajse të gjithë fytyrën me bluzë për të fjetur gjumë. 

MOMENTI ME VIDEO:


“Është shumë komode. Nuk di si ta shpjegoj. Bën mrekulli,”- tha ajo e shtrirë në jastëk.

Më poshtë, ekspertët e gjumit shpjegojnë gjithçka që duhet të dini për këtë truk. Përveç bllokimit të dritës dhe disa tingujve të jashtëm, ka disa arsye pse ky truk është bërë viral. Sipas Dr. Jessica Andrade kjo metodë jep një ndjesi rehatie dhe sigurie.

Por sa i sigurt është?

Siç thotë Andrade, nuk është e pazakontë që njerëzit të zhvillojnë zakone të çuditshme kur përpiqen të flenë - si gjumi nën një jastëk ose mbështjellja e kokës me një bluzë- por këto rutina kanë edhe anë negative. Nëse bëhet shumë nxehtë, do t'ju krijohet ndjesia sikur po mbyteni. Duke palosur mëngët nën mjekër, rrezikoni të kufizoni rrugët e frymëmarrjes. Për të mos përmendur më pas faktin që një rrobë mund t'ju shkaktojë edhe irritim në fytyrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB