Video

Ish-futbollisti i klubit "Vllaznia" dënohet me 30 vite burg

Vëllai i debitorit mori një plagë në dorë, ndërsa i ati u qëllua në zemër. Fatjon Nuhiallari tregoi se Lushaj u kërkonte 4500 euro pasi fajësonte vëllanë e tij për vjedhjen e një sasie lënde narkotike.

F.m
Ish-futbollisti i klubit "Vllaznia" dënohet me 30 vite burg
Vendi ku ndodhi vrasja

FRANCË- Ish-futbollisti i klubit të futbollit "Vllaznia", Sahmet Lushaj është dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e Avdyl Nuhiallarit. Lushaj shkoi në Francë më 20 maj 2020, së bashku me të vëllanë për të mbledhur një borxh, por, nuk e gjeti dot njeriun që nuk i kishte shlyer një shumë parash për pazaret me lëndët narkotike. Lushaj u takua me vëllanë Fatjon Nuhiallari dhe babain i tij, Avdyl Nuhiallari. Situata u agravua dhe sipas raportimeve, Lushaj ka nxjerrë një thikë me të cilën i ka qëlluar të dy. Vëllai i debitorit mori një plagë në dorë, ndërsa i ati u qëllua në zemër. Fatjon Nuhiallari tregoi se Lushaj u kërkonte 4500 euro pasi fajësonte vëllanë e tij për vjedhjen e një sasie lënde narkotike.

Poll

MOS HUMB