Video

Euro 2024/ Kush do e marrë në mbrojtje Kombëtaren?

Lojtarët e Kombëtares do të jenë të shoqëruar gjatë stërvitjes, ndërsa rezidenca ku ata do të qëndrojnë do të jenë nën mbikqyerjen e rreptë të RENEA-s.

Redaksia Zëri
Euro 2024/ Kush do e marrë në mbrojtje Kombëtaren?
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit, RENEA, Forcat Speciale, Antiterrori dhe Njësitë Elitë do të lëvizin bashkë me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit drejt Gjermanisë në kampionatin europian "Euro 2024". Lojtarët e Kombëtares do të jenë të shoqëruar gjatë stërvitjes, ndërsa rezidenca ku ata do të qëndrojnë do të jenë nën mbikqyerjen e rreptë të RENEA-s.

 

Sipas WebLajm, në krye të grupit të sigurisë që do të shoqërojë Kombëtaren pas pak ditësh drejt Gjermanisë është përzgjedhur Drejtues i Parë, Alfred Mara që do të zhvillojë dhe komunikimet me Policinë Gjermane. Të gjithë efektivët e përzgjedhur i janë nënshtruar një filtri dhe kontrolli nga Europol dhe Policia Gjermane, ndërsa janë certifikuar për këtë event sportiv./ZËRI

Poll

MOS HUMB