
Capital T
TIRANË- Këngëtari Capital T ka publikuar këtë të enjte këngën që do të ndjekë Kombëtaren Shqiptare të Futbollit në rrugëtimin e saj në “Euro 2024’’. Hiti që do ndjekë nga pas Kombëtaren kuqezi titullohet “Albania”. Më herët Capital T ka deklaruar se është ndjerë i vlerësuar për besimin dhe se është përgjegjësi e madhe për të, që të këndojë një këngë, që do të shoqërojë të gjithë shqiptarët gjatë europianit./ZËRI
Poll