Video

Pse u dhunua avokati Mëngjesi, konflikti për përqindjen e pronës

Për rrjedhojë, avokati Sokol Mëngjesi ka arritur që pronën e Nanos t’a bllokojë me përmbarim duke mos lejuar që t’a shisnin.

F.m
Pse u dhunua avokati Mëngjesi, konflikti për përqindjen e
Sokol Mëngjesi

TIRANË- Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia, Dorian Alia dhe Dritan Nano kanë pasur një konflikt të hapur me avokatin Sokol Mëngjesi, të cilin e dhunuan me leva hekuri një ditë më parë. Mëngjesi, si avokat i studios Ligjore “ALTERUM SHPK”, i kishte përfaqësuar në një përballje gjyqësore për një truall toke ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar një kullë në zonën e liqenit. Kjo çështje është fituar nga Mëngjesi dhe rrjedhimisht Nano, një prej trashëgimtarëve, kishte përfituar pronën e tij, por ndryshe nga të tjerët, nuk kishte pranuar të paguante Mëngjesin për shërbimet e tij dhe kishte shkelur kontratën që kishin nënshkruar më herët. Për rrjedhojë, avokati Sokol Mëngjesi ka arritur që pronën e Nanos t’a bllokojë me përmbarim duke mos lejuar që t’a shisnin. Ndërsa Nano, dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore dhe familjare duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Dhe dje, Nano i zuri pritë me grupin e të rinjve dhe e dhunuan me leva hekuri. Aktualisht Mëngjesi është në koma.

Poll

MOS HUMB