
ITALI- Tre miq të rinj, dy prej tyre ishin çift, u filmuan teksa përqafuan njëri-tjetrin para se të rrëmbeheshin nga rryma e lumit, që u mori edhe jetën. Patrizia Cormos, 20 vjeç, shoqja e saj Bianca Doros, 23 vjeç dhe i dashuri i saj 25 vjeç, kishin vendosur të bënin një shëtitje përgjatë lumit Natisone pranë Udines, kur lumi u rrit në nivel për shkak të shirave që kishin rënë ditët e fundit.

Videoja e shpërndarë nga mediat italiane tregon 3 të rinjtë që përqafojnë njëri-tjetrin, ndërsa askush tjetër nuk i ndihmon dot.
“Ne u hodhëm një litar që të kapeshin, por u përpinë nga uji para syve tanë. I pamë teksa zhdukeshin,”- tha Giorgio Basile, shefi i zjarrfikësve në Udine.
MOMENTI I FUNDIT ME VIDEO: