
Ervin Salianji
TIRANË- Edhe pse Ervin Salianji u shpreh dje i gatshëm që të vetëdorëzohej në Polici për të vuajtur dënimin me 1 vit heqje lirie, duket se Partia Demokratike ka vendosur ndryshe! Në mbledhjen e sotme të grupit të Partisë Demokratike u vendos që deputeti Salianji të mos vetëdorëzohet tek Policia. Madje, kanë vendosur që ta mbajnë të "ngujuar" brenda selisë blu për aq kohë sa do ta shohin të arsyeshme. Përveçse do të ngujohet, Salianji do të ruhet nga kolegët e tij deputetë, të cilët do të qëndrojnë bashkë me të në seli për ta ruajtur nga ndonjë arrestim i mundshëm.
Poll