
TIRANË- Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se përballja e kryedemokratit Sali Berisha me drejtësinë do të sjellë ngjarje të reja shpërthyese. Nisur nga fakti që Berisha, prej tre ditësh organizon mitingje dhe mban fjalime nga dritarja e banesës së tij, edhe pse Gjykata e Posaçme ka vendosur që ai të mos komunikojë me askënd, përveç personave që jetojnë me të në një shtëpi, Vangjeli thotë se Berisha po kërkon që ta shndërrojë veten në një viktimë politike, por strategjia është e gabuar dhe mund të sjellë pasoja të tjera. Sipas analistit, kryedemokrati shikon se e vetmja rrugëzgjidhje për të është që të avancojë në këtë kurs përplasjeje që do të sjellë përshkallëzim të situatës.