TIRANË-Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të Europës si dhe përdorimin e internetit, përfshin dhe Shqipërinë. Të dhënat e fundit për aftësitë bazë digjitale janë të vitit 2023, teksa në grafikun e Eurostat, Shqipëria renditet e fundit në Europë, si për meshkujt dhe për femrat, sa i përket individëve më të paktën një aftësi bazë digjitale. Vetëm 25% e meshkujve dhe 22% e femrave kishin një aftësi bazë digjitale. Ndonëse shqiptarët nuk kanë aftësi digjitale, familjet shqiptare renditen ndër vendet me aksesin më të lartë të internetit në Europë, me 99.27% të familjeve që kanë akses në internet.
/ZËRI