Video

Goditet Call Center-i: 2 mln € zhvatje, arrestohet pronari

Në krye të kësaj veprimtarie qëndronte Gentjan Pjetërgjokaj, i cili ka përfunduar në prangat e policisëk ndërsa dyshohet se janë të përfshirë edhe 4 persona të tjerë.

zh.ll
Goditet Call Center-i: 2 mln € zhvatje, arrestohet pronari
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për operacionin e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë kundër call center-ave mashtrues, ku dyshohet se janë mashtruar të paktën 14 shtetas francezë, me një dëm deri në rreth 2 milionë euro. Sipas hetimeve, grupi operonte përmes skemave të rreme të investimeve në kriptomonedha dhe shoqërisë “UNIVERSAL TRADE”. Në krye të kësaj veprimtarie qëndronte Gentjan Pjetërgjokaj, i cili ka përfunduar në prangat e policisëk ndërsa dyshohet se janë të përfshirë edhe 4 persona të tjerë. Gjatë operacionit është ndaluar edhe punonjësi i policisë August Berberi, të cilit i është sekuestruar telefoni dhe i është kontrolluar banesa nga agjentët e BKH-së dhe AMP-së. Ky është rasti i dytë brenda një jave i goditjes së call center-ave mashtrues në Tiranë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB