FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, në mbledhjen e radhës këtë të mërkurë. Sipas vendimit, Bordi vendosi të rrisë çmimin e naftës me 5 lekë/litër, duke u shitur me 202 lekë nga 197 lekë/litër që ishte. Ndërsa, çmimi i benzinës nuk do të jetë më shumë se 176 lekë për litër për blerje me pakicë. Çmimet e përcaktuara gjatë ditës së sotme kanë hyrë në fuqi që prej orës 12:30. Bordi tërheq vëmendjen se çdo operatori, që nuk i përmbahet këtij vendimi, do i pezullohet aktiviteti. Kjo rritje erdhi pas rritjes së çmimit të naftës së papërpunuar në bursë, si pasojë e situatës së luftës SHBA-Iran.
/ZËRI
Poll