Video

SPAK në 'lupë' Call Centerat! Tjetër aksion, arrestohet Polici

Ndërkohë janë shpallur në kërkim pronarët e Call Center-it

F.I
SPAK në 'lupë' Call Centerat! Tjetër aksion, arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-SPAK ka nisur sot një tjetër aksion me qëlllim goditjen e disa 'Call Center-ave' në Tiranë. Aksioni është përqëndruar në ambjentet afër shkollës "Sami Frashërit" dhe pranë "Ring Center". Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore ka arrestuar një efektiv policie me kërkesë të SPAK. August Berberi, ishte punonjës në komisariatin nr. 1 në kryeqytet. Ka dyshime që të përfshirë janë edhe disa të tjerë, pjesë e uniformave blu. Ndërkohë janë shpallur në kërkim pronarët e Call Center-it, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur shumë kompjutera, telefonë, dokumente me të dhëna operatorësh, si dhe të dhëna në lidhje me viktimat e huaja që kanë rënë pre e mashtrimeve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB