
Momenti kur futet në banesë
ITALI- Pamjet që po shihni tregojnë momentin kur Bujar Fandaj hyn në shtëpi e Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali. Kamera që ka kapur momentin ishte në shtëpinë ngjitur me të viktimës. Pamjet tregojnë momentin kur Fradaj fillimisht hedh brenda oborrit të 26-vjeçares çantën e më pas hipën vetë.
E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj, nga Bujar Fandaj, teksa raportohet se ajo e kishte denoncuar më parë autorin për përndjekje. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Vanessa ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë./ZËRI
Poll