
TIRANË- Sonte është nata finale e festivalit të këngës të RTSH, dhe teksa presim të dimë rezultatin, duhet të themi 3 netët e para të festivalit të këngës në RTSH janë pritur me një seri kritikash në rrjetet sociale, për shkak të shumë problemeve teknike ,performancave të artistëve, si edhe veshjeve që prezantuesit dhe konkurrentët zgjodhën të kishin.
Një prej këngëtareve më të diskutuara ka qenë padyshim Elsa Lila, e cila rikthehet pas 1 viti në skenë, teksa në vitin 2022 mori çmimin e parë nga juria me këngën dedikuar vajzës së saj Evita. Por një vit më pas historia me Elsën duket se është përsëritur pasi në rrjet njerëzit kanë shkruar në një pjesë të madhe se teksti i këngës së saj është i pakuptueshëm. Mirëpo vetë këngëtarja në një reagim në rrjetet sociale, ka publikuar tekstin e këngës, që duket se i dedikohet ditëve kur ajo qëndroi e burgosur në Itali, pas arrestimit të saj, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Mirëpo edhe pas publikimit të vargjeve, njerëzit ende janë në mëdyshje me qëndrimin që mbajnë për këngëtaren. Një pjesë e tyre shprehen se vokali i saj është më i miri për të çuar Shqipërinë në Eurovizion, dhe një pjesë tjetër shprehet se gara është e paracaktuar dhe se Elsa do të shpallet fituesja. Edhe para nisjes së festivalit, disa këngëtarë u tërhoqën nga gara, nën hijet e dyshimit se fitorja mund ti ishte premtuar pikërisht Elsa Lilës.
Një tjetër kengëtar, që komentohet ditëve të fundit është Mal Retkoceri, djali i këngëtares Violeta Kukaj Retkoceri, i cili mori vëmendjen e të gjithëve natën e parë. Mali doli në skenë me një veshje që ekspozonte më së miri muskujt dhe format trupore, dhe gjithashtu mbante veshur një fund, duke e cuar vëmendjen e të gjithëve në pjesën e sipërme të trupit. Mirëpo, përvec veshjes, Mali u komentua shumë për faktin se nuk kuptohej asgjë nga fjalët që thuheshin në këngë, dhe u se në disa momente ka stonuar. Megjithatë, Mali është pëlqyer shumë dhe është një nga finalistët e festivalit, kështu që mbetet për t’u parë sonte nëse do jetë fitues apo jo.
Besa Kokëdhima, pas 12 vitesh kthehet në festival dhe është një nga nga këngëtaret që ka marrë më shumë klikime në këngën e saj në youtube, bëri të ditur në instagramin e saj se gjatë përformancës ka patur disa problem teknike, që nënkupton që Besa ka lexuar komentet që thonin që nuk ishte performance e saj më e mirë. Shumë u komentua dhe veshja e Besës, një trupore silver që tregonte format femëror, nuk u prit dhe aq mirë nga komentuesit, që e quajtën të papërshtatshme për festivalin.
“Skandaloze”, thoshte një koment.
“Dukesh shumë rëndë”, thoshte një tjetër, por duket se Besa i ka pritur mirë komentet në rrjetet e saj sociale.
Prezantuestit e festivalit janë tre: Kledi Kadiu, Adriana Matoshi dhe Krisa Caushi. Sigurisht edhe ata nuk do i mungonin komenteve dhe syrit kritik të publik. Dy bukuroshet e nisën natën e parë të festivalit me fustane që tërhopqën vëmendjen e publikut, Krisa me një fustan të fryrë silver, ndërsa Adriana qëndroi tek xixat dhe gurat, me një fustan të gjatë që i krijonte pak vështirësi në të ecur, kjo mbase edhe nga takat e larta, që me thënë të drejtën, dukeshin të parehatshme. Kledi qëndroi tek e zeza klasike, pa guxuar shumë.
Si natë e parë që ishte, emocionet ishin të mëdha. Madje, gjatë prezantimit, Kledi bëri të dukshme një ngatërresë të vogël të koleges së tij, Adrianës, duke thënë: Në fakt kjo ishte pjesa e Adrianës, por po e them unë. Një lapsus ky që nuk do e kishim kuptuar, nëse vetë Kledi s'do e kishtë thënë. Ngatërresat ishintë shumta, por emocione të tilla janë të kuptueshme.
Nata finale është sonte kështu që presim të shohim kush do jetë fituesi që do na përfaqësojë në Eurovizion./ZËRI