Video

I lëvizi gjatë operacionit, mjeku qëllon me grusht të moshuarën

Mjeku i kishte dhënë 82-vjeçares anestezi lokale për të operuar sytë, por kur ajo filloi të tundte kokën, ai filloi ta godiste.

k.m.
I lëvizi gjatë operacionit, mjeku qëllon me grusht të
Mjeku në sallë

KINË- Sado e pabesueshme që të tingëllojë, një mjek kinez ka goditur me grusht një paciente, e cila gjatë operacionit filloi të tundte dhe të lëvizte kokën. Incidenti tronditës ndodhi në vitin 2019, por u bë virale këtë javë.

Mjeku kinez i paraqitur në video e goditi me grusht pacienten e tij 82-vjeçare tre herë në fytyrë gjatë operacionit të saj në sy. Autoritetet spitalore kanë njoftuar se po hetojnë incidentin dhe aktualisht kanë pezulluar kirurgun. Mjeku kinez Ai Fen pretendon se e qëlloi pacienten pasi nuk ndalonte së lëvizuri gjatë operacionit.

Në fakt, gruas 82-vjeçare iu dha anestezi lokale, gjatë së cilës ajo pësoi një reaksion alergjik, gjë që e bëri të tundte kokën disa herë. Për shkak se pacientja fliste vetëm një dialekt vendas dhe nuk iu përgjigj paralajmërimeve të kirurgut, i cili fliste gjuhën mandarine, ai filloi ta gjuante.

Gruaja pësoi mavijosje në ballë nga sulmi, ndërsa drejtoria e spitalit të qytetit kërkoi falje për incidentin dhe i pagoi 63 euro dëmshpërblim pacientes. Sipas djalit të saj, pas operacionit e moshuara ka mbetur e verbër në syrin e saj të majtë, megjithëse ishte e paqartë nëse kjo ishte për shkak të grushteve që ajo mori apo diçka tjetër.

Pas publikimit të videos u zbulua se Dr. Ai ishte në mesin e një grupi mjekësh që paralajmëruan publikun për shpërthimin fillestar të Covid-19 në qytetin e Wuhan./ZËRI

Poll

MOS HUMB