Video

PAMJET ME DRON/ Trupa të vdekur të palestinezëve në Rafah

Pamjet tregojnë varret masive të palestinezëve.

D.XH
PAMJET ME DRON/ Trupa të vdekur të palestinezëve në Rafah
Varr masiv

RAFAH - Rreth 80 trupa të paidentifikuar palestinezë janë varrosur në një varr masiv në Rafah, në jug të Gazës. Burime në Ministrinë e Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi i thanë agjencisë së lajmeve AFP se ata ishin transportuar nga morgjet dhe varret në Izrael, që autoritetet të kontrollonin se nuk kishte pengje mes tyre.

Ata u kthyen më vonë përmes vendkalimit Kerem Shalom në Gazën jugore. Izraeli thotë se 129 nga 240 persona janë ende të pagjetur, pasi u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza më 7 tetor.

Sulmet e asaj dite, të udhëhequra nga Hamasi, vranë 1200 njerëz. Mbi 20,600 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës./ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB