Video

Armën në burgun e Peqinit e futi drejtori

Vrasja e Arben Lleshit solli një valë arrestimesh në burgun e Peqinit, mes të cilëve dhe drejtorin.

F.m
Armën në burgun e Peqinit e futi drejtori
Arben Lleshi

TIRANË- Mariglen Kadiu, shefi i Policisë së burgut të Drenovës është vënë në pranga pasi akuzohet se ka lidhje me vrasjen e Arben Lleshit, ngjarje e ndodhur në burgun e Peqinit. Ai është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata. Më konkretisht, Kadiu akuzohet për futje të sendeve të paligjshme në burg dhe shpërdorim detyre gjatë kohës kur ka mbajtur postin e drejtorit të burgut të Peqinit. Dyshohet se ai ka futur brenda burgut armën e zjarrit me të cilën Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij, mesditën e 15 dhjetorit. Vrasja e Arben Lleshit solli një valë arrestimesh në burgun e Peqinit, mes të cilëve dhe drejtorin. Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha.

Poll

MOS HUMB