Video

"Gërdeci" i Shkëlzen Berishës

Ai komentoi dhe çështjen e faksit me shënimin “për Shkëlzen Berishën” dhe tha se është në dorën e prokurorisë për të vërtetuar nëse është i vërtetë apo fals, pasi nuk ka shkuar në adresën e tij.

F.m
"Gërdeci" i Shkëlzen Berishës
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha u paraqit për herë të parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për të dëshmuar në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit. Pas marrjes në pyetje, Berisha u ndal para gazetarëve dhe tha se e gjithë ndjekja e kësaj çështjeje është një teatër politik. Berisha pranoi se kishte pasur komunikime me ish-ministrin Fatmir Mediu ditën e tragjedisë, por për çështje personale. Ai komentoi dhe çështjen e faksit me shënimin “për Shkëlzen Berishën” dhe tha se është në dorën e prokurorisë për të vërtetuar nëse është i vërtetë apo fals, pasi nuk ka shkuar në adresën e tij. Vetë ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, në të njëjtën linjë me Shkëlzen Berishën, tha se djali i ish-kryeministrit nuk ka asnjë lidhje me çështjen Gërdeci. Mediu u shpreh se mënyra se si po ndiqet çështja ndaj tij tregon se nuk ka asnjë interes për zbardhjen e të vërtetës së shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve.

Poll

MOS HUMB