
Ëngjëll Agaçi
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, është paraqitur për herë të dytë në SPAK. Për katër orë rresht u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm dhe kur doli jashtë u shpreh përballë gazetarëve se çështja për të cilën ishte thirrur, ishte inceneratori i Tiranës.
Ëngjëll Agaçi: U thirra për inceneratorin e Tiranës. Mendoj që tashmë ky nuk do të krijojë një lajm, të gjithë do të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Ju uroj punë të mbarë dhe faleminderit.
Kjo është hera e dytë që Agaçi pyetet nga SPAK.Për herë të parë Agaçi është marrë në pyetje nga SPAK, në vitin 2022, nga prokurori Dritan Prençi, në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Poll