TIRANË- Historia e krimit të organizuar shqiptar e ka zanafillën nga fillim i viteve 1990. Regjimi komunist i Enver Hoxhës sapo kishte rënë. Momenti kyç erdhi në vitin 1997. Rënia e skemave piramidale zhduku kursimet e qindra mijëra familjeve. Shpërthyen trazira, arsenale ushtarake u plaçkitën dhe miliona armë dolën jashtë kontrollit. Në atë kaos, dolën dhe u konsoliduan grupe kriminale, të afta të pushtonin hapësirat e lëna bosh nga shteti. Mijëra qytetarë shqiptarë kaluan Adriatikun, ku mes atyre që kërkonin punë dhe stabilitet, u shfaqën edhe rrjete kriminale në zhvillim. Fillimisht, krimet ishin të përhapura në vjedhje, grabitje dhe prostitucion. Por deri në mesin e viteve 1990, bandat shqiptare kishin krijuar një rol strategjik në trafikimin e heroinës përgjatë rrugës ballkanike. Krimi shqiptar përbëhet nga klane familjare, të lidhura nga gjaku dhe lidhjet territoriale. Një tjetër tipar dallues, në vitet 1990, ishte dhuna e drejtpërdrejtë dhe demonstrative: larja e hesapeve, rrëmbimet dhe konfliktet e armatosura. Me kalimin e kohës, u përqendruar në pastrimin e parave. Sot, krimi i organizuar shqiptar konsiderohet ndër më dinamikët në Evropë, me një zinxhir nga furnizimi i drogës në Ballkan deri në Amerikën e Jugut.
/ZËRI