TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës pritet të hapë një hetim për tregun e sigurimeve në Shqipëri. Projektrezoluta kërkon hetim me prioritet të produkteve TPL dhe Karton Jeshil. Sipas projektrezolutës, hetimi duhet të përfshijë edhe verifikimin e ndikimit të këtij shkëmbimi informacioni në sjelljen tregtare të kompanive të sigurimit, si dhe të identifikojë çdo mekanizëm që mund të çojë në koordinim çmimesh apo ndarje tregu. Një tjetër element i ngritur është ekzistenca e mundshme e platformave digjitale apo algoritmeve që mund të përdoren për koordinimin e çmimeve dhe shpërndarjen e të ardhurave mes kompanive, çka nëse provohet do të përbënte një shkelje të rëndë të konkurrencës. Hetimi i ri pritet të japë një panoramë më të qartë mbi funksionimin real të këtij tregu dhe nëse janë cënuar interesat e konsumatorëve.
/ZËRI