TIRANË- Hetimet për ngjarjen e 10 marsit, ku një sasi tritoli shpërtheu në automjetin e Oltjon Klosit kanë marrë një tjetër rrjedhë. Sabah Nuzi i cili ndodhet në burgun e Fushë Krujës u raportua se dha porosinë si shkak i një konflikti për një pazar droge, por Nuzi ka deklaruar se nuk e njeh Oltjon Klosin dhe borxhin ja kishte Jurgen Gjonaj, personi i cili vendosi tritolin. Shkak i borxhit pre 15 mijë euro sipas tij ishte humbja e një ngarkese droge në Gjermani. Dhe nëse Gjonaj merrte përsipër shpërthimin e makinës me tritol, në këtë formë i kishte shlyer borxhin Sabah Nuzit. Sipas Nuzit, porosinë për të vendosur eksplozivin në makinën e Klosit e ka dhënë për llogari të personave të tjerë që kanë pasur konflikte me 36 vjeçarin Klosi, emrat e të cilëve ai nuk i deklaron për grupin hetimor.
/ZËRI