Video

Nga nesër s’ka më TikTok në Shqipëri! Zbardhet porosia e AKEP

Për mbylljen e aplikacionit do të bllokohen IP e Tik Tok në territorin e Shqipërisë, DNS e TikTok, SNI (Server Name Indications) të Tik Tok dhe IP e kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

F.m
Nga nesër s’ka më TikTok në Shqipëri! Zbardhet porosia
TikTok

TIRANË- Aplikacioni i TikTok do të mbyllet në Shqipëri duke nisur nga dita e nesërme. Në shkresën e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare thuhet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka kërkuar nga kompanitë e internetit marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin “TikTok” dhe infrastrukturën e tij digjitale në Shqipëri. Për mbylljen e aplikacionit do të bllokohen IP e Tik Tok në territorin e Shqipërisë, DNS e TikTok, SNI (Server Name Indications) të Tik Tok dhe IP e kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Poll

MOS HUMB