Video

Zbardhet kërkesa e nënës së Martin Canit në gjyq

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e shokut të Martin Canit, Luis Meçe i cili mbeti i plagosur pas sherrit.

F.m
Zbardhet kërkesa e nënës së Martin Canit në gjyq
Florina Cani dhe Martin Cani

TIRANË- Është shtyrë seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës ndaj të miturit Mario Përlleshi që akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani, ngjarje e ndodhur në shkollën “Fan Noli” në Tiranë. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e shokut të Martin Canit, Luis Meçe i cili mbeti i plagosur pas sherrit. Në seancë të pranishëm kanë qenë edhe prindërit e Martin Canit, Ëngjëll dhe Florina Cani. E ëma e të ndjerit kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të hapura, pasi sipas saj nuk ka asgjë për tu mbajtur sekret.

Poll

MOS HUMB