Video

Mjeshtrat e "SKIMMER", si vidhen paratë nga bankomatët

Skimmer është lexues i kartave që vendoset nëpër bankomate nga hakerat për të vjedhur të dhënat. Me informacionin e marrë, personi mund të krijojë karta të klonuara dhe ta përdorë pa asnjë problem.

F.m
Mjeshtrat e "SKIMMER", si vidhen paratë nga bankomatët
Adrian Simoiu

TIRANË- Tre "mjeshtrat" e skemës “Skimmer”, shtetas rumunë kanë gjetur mënyrën sesi të vjedhin para nga ATM-të e vendosura nëpër Tiranë. Tre rumunët: Florin Oprinoiu 51 vjeç, Marian Mihai, 45 vjeç, Adrian Simoiu, 20 vjeç, të tre banues në Rumani, janë shpallur në kërkim pasi kanë arritur të vjedhin plot 5 milionë lekë të reja përmes klonimit të kartave të bankave.

Por çfarë është "Skimmer" dhe si funksionon skema?

Skimmer është lexues i kartave që vendoset nëpër bankomate nga hakerat për të vjedhur të dhënat. Me informacionin e marrë, personi mund të krijojë karta të klonuara dhe ta përdorë pa asnjë problem. Kartat e klonuara mund të përdoren jo vetëm për të tërhequr para “cash”, por edhe për të bërë blerje.

Por si e gjejnë fjalëkalimin?

Shumicën e kohës, personat që kryejnë mashtrimin, vendosin gjithashtu një kamerë të fshehtë diku afër ATM-së, në mënyrë që të regjistrojnë numrat 16-shifrorë ose PIN-et e përdorura për të pasur mundësi të aksesojnë kartat.

Poll

MOS HUMB