Video

Vritet armiku i korrupsionit

Dosjet më të nxehta që ka pasur në dorë, kishin të bënin me përvetësimin në sigurimet shoqërore të policisë, korrupsionin në spitalet publike, lidhjet mes trafikut të drogës e sistemit gjyqësor dhe akti terroriste në televizion.

F.m
Vritet armiku i korrupsionit
 César Suarez 

EKUADOR- Edhe pse po hetonte raste të mëdha korrupsioni, prokurorit César Suarez nuk iu dha mbrojtje. Pasditen e 17 janarit, teksa udhëtonte me automjetin e tij, u qëllua me armë zjarri. Pothuajse 20 të shtëna i dhanë fund jetës së një prej prokurorëve më të shquar në luftën kundër korrupsionit në provincën e Guayas. Suarez ishte prokurori i ngarkuar me hetimet që përfshinin figura të njohura për pushtetin dhe përfshirjen e tyre në korrupsion. Kohët e fundit kishte në dorë dosjen e pengmarrjes së një stacioni televiziv në Guayaquil, ku u futën një grup personash të armatosur dhe ndërprenë transmetimin. Suarez lindi në Paján, në provincën Manabí, 118 kilometra në veri të Guayaquil. Një pjesë të karrierës së tij si prokuror e kaloi në Manta, kryeqyteti i Manabit. Dosjet më të nxehta që ka pasur në dorë, kishin të bënin me përvetësimin në sigurimet shoqërore të policisë, korrupsionin në spitalet publike, lidhjet mes trafikut të drogës e sistemit gjyqësor dhe akti terroriste në televizion. Automjeti i përdorur nga personat që vranë Suarez, u gjet i djegur, ndërsa atentatorët janë të zhdukur pa gjurmë.

Poll

MOS HUMB