Video

Kirurgu prostituonte 16-vjeçaren: Do jesh gruaja ime!

Policia ka zbuluar dhe një grup chat-i në të cilin flisnin dhe ndanin video intime të gjithë, 42-vjeçari bashkë më gratë e tjera të tij, gjë që vërteton abuzimin me të miturën. Hasi ka qenë hetuar dhe si i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

F.m
Kirurgu prostituonte 16-vjeçaren: Do jesh gruaja ime!
Dervish Hasi

TIRANË- Dervish Hasi, një 42-vjeçar me profesion kardio-kirurg, i punësuar pranë spitalit “Shefqet Ndroqi” të njohur dhe si Sanatoriumi e spitalit privat “Hygeia”, është vënë në pranga pasi akuzohet se shfrytëzonte një të mitur 16-vjeçare për prostitucion. Hasi e shfrytëzonte vajzën prej të paktën dy vitesh dhe në publik e prezantonte si gruan e tij të katërt. Ai njihet edhe si besimtar mysliman dhe kishte 3 gra të tjera, të cilat i mbante në të njëjtën shtëpi. Vajza e mitur shkonte në shtëpinë e mjekut çdo 3-4 ditë për të kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe vetë kirurgu ka deklaruar se ajo këtë gjë e ka bërë me dëshirë të plotë dhe asnjëherë me dhunë. Vajza pritet t’i ushtrohet një ekspertize.

Policia ka zbuluar dhe një grup chat-i në të cilin flisnin dhe ndanin video intime të gjithë, 42-vjeçari bashkë më gratë e tjera të tij, gjë që vërteton abuzimin me të miturën. Hasi ka qenë hetuar dhe si i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Emri i tij u zbulua falë dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Enver Jamaku, i cili rrëfeu se ka dërguar armë në shtëpinë e kirurgut. Më konkretisht, Enver Jamaku tregoi se për disa raste kriminale ku edhe kishte marrë pjesë armët i kishte dërguar në shtëpinë e kirurgut. Sipas tij, në shitjen e armëve ishte implikuar edhe i biri i doktorit, Enes Hasi.  Jamaku zbuloi 18 baza armatimi në Tiranë, në njërën prej të cilave ishte thurur p;ani për ekzekutimin e Domart Konjarit.

Përmes rrëfimit të Jamakut, u zbulua se një nga armët e përdorura për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, klani Duka e kishte blerë pikërisht në këtë bazë. Enver Jamaku bashkëpunoi me prokurorinë duke zbardhur edhe tre ngjarje të tjera kriminale ku ata kishin marrë pjesë.

Poll

MOS HUMB