Video

Merret nën hetim Gjokutaj, thirrje për revoltë të armatosur

Gjokutaj bënte thirrje për dhunë e mosbindje ndaj punonjësve të policisë, si dhe për vrasjen e patronazhistëve dhe thyerjen e sporteleve

E.K
Merret nën hetim Gjokutaj, thirrje për revoltë të armatosur
Genc Gjokutaj

TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht avokatin Genc Gjukutaj, pas thirrjeve të tij për revoltë të armatosur në rrjetet sociale. Procedimi ndaj avokatit mbrojtës të ish-kryeministrit Berisha ka nisur për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjokutaj bënte thirrje për revoltë të armatosur, pasi sipas tij diktaturat nuk mund të rrëzohen me ndryshime në kodin zgjedhor, duke iu referuar votimit të djeshëm në Kuvend.

Gjokutaj bënte thirrje për dhunë e mosbindje ndaj punonjësve të policisë, si dhe për vrasjen e patronazhistëve dhe thyerjen e sporteleve. Pak ditë më parë për thirrje të ngjashme, për përdorimin e armëve, u vu nën hetim dhe avokatja tjetër e famshme në radhët e opozitës, Adriana Kalaja. Hetimet ndaj saj nisën për veprën penale të kanosjes.

 

Poll

MOS HUMB