Video

Mbyllen hetimet për mashtruesit e “Fondit Besa”

Eros Aliu, Linda Peçi dhe Lindita Ndroqi kishin rolin e oficerit të kredisë në institucionin financiar Fondi BESA që kanë aprovuar aplikimet për kred

E.K
Mbyllen hetimet për mashtruesit e “Fondit Besa”
Fondi besa

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për skemën e mashtrimit me të paktën 15 qytetarë, ku punonjës të Fondit Besa kanë marrë kredi në emër të tyre, dhe paratë i kanë përvetësuar për vete. Pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Tiranës e ka dërguar dosjen në Gjykatë, ku 5 persona akuzohen për veprën penale të mashtrimit.

Në kuadër të këtyre hetimeve, janë vënë në pranga pak muaj më parë tre punonjësit e Fondit ’Besa’, Lindita Ndroqi, Linda Peçi, Eros Aliu, ndërsa në kërkim është shpallur Ledion Vrapi. Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe noterja Majlinda Demollari. Vrapi futi në kurth 11 qytetarë dhe i shtyu të hapnin llogari bankare me emrin e tyre dhe të aplikonin për kredi pranë Fondit Besa. Të gjithë, të mashtruar nga Vrapi aplikuan për kredi, për 5-7 milion lekë të vjetra, por në dorë morën 500 mijë lekë. Pjesën tjetër i mori Vrapi.

Eros Aliu, Linda Peçi dhe Lindita Ndroqi kishin rolin e oficerit të kredisë në institucionin financiar Fondi BESA që kanë aprovuar aplikimet për kredi. Ndërsa Majlinda Demollari me profesion notere, ka kryer noterizimin e kontratave për qytetarët që nuk kanë qenë të pranishëm.

 

Poll

MOS HUMB