Video

Merr flakë jahti në Turqi, lëndohen 17 persona

110 persona ndodheshin në bordin e anijes në momentin që mjeti lundrues u përfshi nga flakët.

k.m.
Merr flakë jahti në Turqi, lëndohen 17 persona
Pamje nga videoja

TURQI- Një anije me turistë ka marrë flakë në Turqi. 110 persona ndodheshin në bordin e anijes në momentin që mjeti lundrues u përfshi nga flakët. Me të parë zjarrin, disa nga turistët filluan të hidheshin në det nga frika, ndërsa të tjerët vrapuan drejt xhaketave të shpëtimit. Megjithatë, 17 persona mbetën të lënduar nga flakët.

MOMENTI ME VIDEO:


Në një video të publikuar përmes "X", dëgjohen zërat dhe britmat e njerëzve teksa përpiqen të largohen sa më shpejt nga anija e djegur.

Anija, pasi u dogj, në fund u fundos./ZËRI

Poll

MOS HUMB