Video

Jeta si BOSS e Nuredin Dumanit tek 313-a/ Femra, laptop dhe thika në dhomë

Sipas saj Nuredin Dumani bën ligjin brenda burgut, dhe se futet për të dhunuar të dënuarit e tjerë në qeli, nën mbrojtjen e policisë.

F.m
Jeta si BOSS e Nuredin Dumanit tek 313-a/ Femra, laptop dhe thika në
Nuredin Dumani dhe Alda Nikolli

TIRANË- Alda Nikolli, një nga motrat që ishin shënjestër e tritolit që shpërtheu në derën e shtëpisë në Elbasan ka rrëfyer ‘mbretërinë’ që i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka ngritur brenda mureve të qelisë. Në një intervistë për Top Channel, Nikolli tregon se me Dumanin ka pasur një romancë që ka zgjatur dy muaj dhe se kanë pasur komunikim të vazhdueshëm përmes Skype. Sipas saj Nuredin Dumani bën ligjin brenda burgut, dhe se futet për të dhunuar të dënuarit e tjerë në qeli, nën mbrojtjen e policisë. Vajza tregon se Dumani i ka rrëfyer shumë nga krimet që ka bërë, dhe se sipas saj, ai vendos gjoba edhe nga burgu. Alda Nikolli pretendon se pasi janë ndarë, ai e ka kërcënuar dhe se dyshon se tritolin ia ka vendosur ai në banesë.

Poll

MOS HUMB