Një vrasje e dyfishtë u raportua pasditen e 23 gushtit, ku Lekë e Prel Gjoni, babë e bir u ekzekutuan në Dukagjin, ndërsa Lazer Bashi mbeti i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën e fshatit Xhan, teksa babë e bir po ktheheshin nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin drejt Shkodrës. Drejt tyre mjetit me të cilin udhëtonin është qëlluar me breshëri me dy armë të ndryshme. Në vendngjarje janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja. Pas të shtënave, autorët dyshohet se janë larguar me një fuoristradë. Disa kilometra larg vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur prej tyre. Një nga pistat e hetimit është ajo e kultivimit të lëndëve të drogës në zonën e Dukagjini. Ndërkohë një hetim lidhet edhe me divorcin e 57-vjeçarit, Lekë Gjoni rreth tre muaj më parë, nga bashkëshortja e tij, me të cilën kishte katër fëmijë.
/ZËRI