
Andi e Mario Roshi
TIRANË- Pasuritë e dy vëllezërve, Andi e Mario Roshi që kishin transformuar 2 qendra estetike në baza prostitucioni në Tiranë janë vënë në sekuestro. Bëhet fjalë për 1 dyqan, 1 parking, 1 apartament, 5 makina e disa llogari bankare. Si administrator të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin vajza për t’i punësuar si masazhatore, vëllezërit Roshi i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës. Të ardhurat i investonin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Ndaj dy vëllezërve gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burgim” për veprën penale të “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”.
Poll