Video

Marrëveshja hekurudhore dhe antarësimi në BE! Kallas vjen në Tiranë

Projekti është pjesë e Korridori VIII, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes më të mirë të Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit.

F.m
Marrëveshja hekurudhore dhe antarësimi në BE! Kallas vjen në
Kaja Kallas dhe Edi Rama

TIRANË- Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, u njoftua marrëveshja për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë. Projekti është pjesë e Korridori VIII, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes më të mirë të Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit.

Kallas u shpreh se projekti do të sjellë vende të reja pune, më shumë tregti dhe do të krijojë lidhje më shumë me fqinjët dhe BE-në. Gjatë konferencës u komentua edhe anëtarësimi i Shqipërisë. Kallas tha se nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit përveç reformave dhe se Shipëria duhet të bëjë detyrat e saj. Nga ana tjetër, Rama u shpreh optimist, duke deklaruar se ka një plan të qartë për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027.

Poll

MOS HUMB