Video

Malltezi: Në 2017 më ofruan të drejtoja PD

Malltezi tha se ka refuzuar për shkak të faktit që lideri historik i selisë blu është babai i saj, Sali Berisha.

F.m
Malltezi: Në 2017 më ofruan të drejtoja PD
Argita Malltezi

TIRANË- Argita Malltezi ka zbuluar për herë të parë se në vitin 2017 ka marrë ofertë për të qenë në krye të Partisë Demkratike, por ka refuzuar për shkak të faktit që lideri historik i selisë blu është babai i saj, Sali Berisha.

“Nuk kam dashur që të përflitem, që unë si vajza e Berishës, e trashëgova postin e kryetares së PD-së. Partia Demokratike do të fitohet me garë. Posti i kryetarit nuk do të trashëgohet, kjo nuk do të ndodhë,”- tha Malltezi e ftuar në “Çim Peka Live”, në Syri Tv.

Edhe së fundmi, Malltezi përflitet se do marrë në dorë frerët e PD-së, duke qenë se Berisha ndodhet në masën "arrest shtëpie", pasi akuzohet për korrupsionit pasiv në lidhje me dosjen "Partizani".

 

Poll

MOS HUMB