
ELBASAN- ZËRI ishte në Elbasan! Pamje e mëposhtme me dron janë kapur nga zona e Kalasë së qytetit, nga operatori ynë Arsen Rroshi. Kalaja e Elbasanit është një kala 2000-vjecare. Ajo ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit dhe dikur ka qenë kështjelle ushtarake. Përmes saj kalonte rruga Egnatia, që në atë kohë ishte një rrugë e rëndësishme. Si një objekt historik shumë i rëndësishëm, kalaja është shpallur monument kulture. Brenda saj ndodhen edhe shumë objekte të tjera historike dhe kulturore, si: kulla e sahatit, hamami i vjetër, Xhamia Mbret, Kisha Fjetja e Shën Mërisë etj.
SHIJONI PAMJET: