Video

Masakër në shkollën e Gazës, dhjetëra të vrarë

Izraeli ka bombarduar shkollën al-Fakhoura. Sulmi ka shkaktuar dhjetëra viktima, ndërsa mijëra njerëz janë larguar. Mes viktimave ka gra e fëmijë.

D.XH
Masakër në shkollën e Gazës, dhjetëra të
Sulmi izraelit

GAZA – Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se një shkollë, e cila përdorej si strehë në Gaza, është qëlluar nga ana e forcave izraelite.

Video tregon trupa të masakruar në një banesë 2-katëshe. Mes viktimave ka dhe gra e fëmijë. Ndërtesa e bombarduar është shkolla al-Fakhoura.

Sipas agjencive ndërkombëtare, së paku 50 njerëz kanë vdekur nga sulmet brutale.

Ndërsa, për shkak të frikës, nga bombardimi, me mijëra të tjerë janë evakuuar.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë tashmë në Gaza. Më tepër se 13500 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB