
TIRANË- Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi janë emrat që shënjuan dhe dy nga momentet historike të Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe ëndrrën e tifozëve shqiptarë për të prekur Europianin.
Goli i Armando Sadikut (Shqipëri-Rumani)
Më 19 qershor të 2016-tes goli i Armando Sadikut kundër Rumanisë do ta çonte Kombëtaren Shqiptare në “Francë 2016”. Kjo do të shënonte herën e parë që Shqipëria merrte pjesë në Kampionatin Europian, moment që ngriti peshë zemrat e tifozëve kuqezi, të cilët dhe në ditët më të vështira nuk e braktisën fanellën kuqezi.
Sadiku shfrytëzoi një pasim shumë të mirë të Memushaj, për të sulmuar më pas portierin e Rumanisë.
Goli i Sokol Ciklleshit (Shqipëri-Moldavi)
Kishte kohë që Sokol Cikalleshit i mungonte një gol në Kombëtare. Ishte e shkruar që pikërisht goli që ai priste të jetë ishte dhe goli që për herë të dytë do ta çonte Shqipërinë në Kampionatin Europian dhe të shënonte 17 nëntorin në kalendarin historik të Kombëtares sonë.
Ishte një penallti në minutën e 25-të që çoi topin në rrjetën e Moldavisë duke i dhënë epërsi në ndeshje lojtarëve kuqezi.
Shihemi në Gjermani…/Zëri.ai