Video

Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji

Prokurori ra dakort me lirimin me kusht të Salianjit dhe trupa gjykuese dha miratimin gjithashtu. Salianji vuante dënimin që prej tetorit 2024, pasi u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

F.m
Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është liruar me kusht ditën e sotme. Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij me argumentin se mund të lirohet me kusht pasi ka ezauruar 2/3 e dënimit. Në sallë u paraqit edhe raporti i Shërbimit të Provës, i cili ishte pozitiv dhe u shqyrtua nga gjyqtari Noel Veizi e prokurori Genci Mane.

Prokurori ra dakort me lirimin me kusht të Salianjit dhe trupa gjykuese dha miratimin gjithashtu. Salianji vuante dënimin që prej tetorit 2024, pasi u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Gjykata e Apelit la në fuqi këtë vendim dhe ish-deputeti u vu në pranga. Sot në orën 17:00, Salianji pritet të mbajë një konferencë në selinë blu, ndërsa avokati i tij, Ledio Braho është shprehur se do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese ku do të ngrenë të gjitha pretendimet për shkeljet që ata pretendojnë se janë kryer gjatë procesit të zhvilluar kundrejt Salianjit, të cilin e konsiderojnë politik.

Poll

MOS HUMB